​Mehaj dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari morën pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA z.Lloyd J.Austin III.

Siç njoftoi Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje.”, shkroi ai në Facebook./21Media

Back to top button