Kurti: Datën për formim të qeverisë ma përcakton LDK

Kurti thotë se do t’i vazhdojnë takimet me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Presidenti i Kosovës nuk ia përcakton datën e formimit të qeverisë, por këtë sipas tij e bën Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën janë në bisedime për koalicion qeverisës.

“Presidenti përcakton datën e konstituimit të Kuvendit dhe jo formimit Qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën për formim të qeverisë ma përcakton LDK, nuk bene të ketë keqkuptime.”, tha Kurti,

Ai tutje bëri të ditur se takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë. “Takimet do të ndodhin, do të ketë konsultime. Ndërkohë po e intensifikojmë bisedimet.”, deklaroi Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, brenda ditës së 27 dhjetorit i ka dërguar dy ftesa kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për takim për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Por, Albin Kurti, ka refuzuar të dyja ftesat me arsyetimin se është jashtë vendit./21Media

Back to top button