Kurti deklarohet për aksidentin: Kemi pasur fat në këtë fatkeqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për aksidentin e eskortës së tij, ku Kurti s’ka qenë brenda asaj makine.
Në tubimin e tij në Gjilan Kurti u shpreh se për fat nuk ka të lënduar,
Ky aksident e ka vonuar atë në tubimin për një vjetorin e qeverisjes së Alban Hysenit në Gjilan.
“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, ka deklaruar Kurti./21Media

Back to top button