Kurti dhe Buleshkaj diskutuan strategjinë antikorrupsion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Në takim u diskutua rëndësia e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit. “Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?