Kurti dhe Bulliqi vizituan familjen e 18-vjeçarit që u rrah për vdekje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin, dhe ministrat Xhala Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë qenë për ngushëllime te familja Fejzullahu për 18-vjeçarin që u rrah për vdekje.

Këtë e bëri të ditur Bulliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se u kanë shprehur mbështetje të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë”, ka shkruar Bulliqi./21Media

Back to top button