Aksident mes kamionit dhe veturës, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Leshan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa ka shtuar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme./21Media

Back to top button