Kurti dhe Donfried bien dakord për vendosjen agjendës për dialog e paqe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Donfried kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të forcuar demokracinë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe.
“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka shkruar kryeministri./21Media