Publikohet “Love of Mine” e DJ Geek
Projekti muzikor “Love of Mine” nga Dj Geek është lansuar tashmë në platformën, Youtube.
“Love of Mine” është kënga e parë e mini-albumit që do të publikohet nga DJ i njohur.
Gjithashtu, në këtë projekt protagonist është artistja, Dafina Zeqiri.
Dje(29 dhjetor) ishte publikuar intro e kësaj kënge në Instagram, me ç’rast u përgëzua puna e artistit.
“Kam punuar fortë dhe gjatë në këtë, shpresoj t’iu pëlqej. Mezi po pres të ju tregoj më shumë”, është shprehur Geek në Instagram.
Geek është i angazhuar me projekte gjatë gjithë kohës, gjithashtu, kujtojmë bashkëpunimin e fundit me reperin Vig Poppa./21Media