Kurti dhe Këshilltari Federal i Zvicrës diskutojnë për Vetingun e Banjskën

Kryeministri i Kosovës albin Kurtin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos është me takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, dyshja kanë diskutuar për një mori temash.

“Kryeministri Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj shtetit tonë. Më tej, ai theksoi të arriturat e qeverisë përgjatë këtyre tre viteve të fundit. Veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike të vendit, si aspekte që ndërlidhen me drejtësinë dhe zhvillimin e prosperitetin. Po ashtu dhe lufta kundër ilegalitetit në veri por edhe bashkëpunimi me institucione të sigurisë të vendeve mike e partnere, ka sjellë rezultate të prekshme në parandalimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve ilegale.”, thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, një nga çështjet që është diskutar është se procesi i Vetingut dhe mbi Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“U bisedua dhe për situatën e sigurisë në rajon, për sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë, për përpjekjet tona për integrimin e komunitetit serb dhe të drejtat e tyre politike pluraliste, demokratike dhe sociale.”, vijon njoftimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur Jans vlerësoi kontributin e disaporës kosovare në Zvicër

“Nga ana tjetër, kryeministri Kurti theksoi dhe ndikimin pozitiv të diasporës për Kosovën dhe suksesin e tyre në fushat në të cilat operojnë. Kryeministri Kurti potencoi dhe iniciativat e përbashkëta me Zvicrën si dy marrëveshjet për ndihmën e ndërsjellë juridike: për Transferimin e Personave të Dënuar dhe për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për forcim të mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin Federal Jans për bisedën produktive dhe idetë e shkëmbyera.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button