Spanja zgjedh deputeten e parë me sindromën Down

Spanja ka zgjedhur deputetin e saj të parë me sindromën Down. Mar Galcerán u votua në asamblenë rajonale të Valencias, në lindje të vendit.

Ajo mendohet të jetë personi i parë me këtë çrregullim gjenetik që hyn në një parlament rajonal ose kombëtar evropian.

Emërimi i saj është quajtur “një hap i madh përpara” dhe “një shembull i përfshirjes reale”, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

45-vjeçarja është marrë me politikë që kur ishte 18 vjeç, kur iu bashkua Partisë Popullore konservatore të Spanjës.

Duke folur për gazetën Guardian, zonja Galcerán tha se ajo dëshiron të shihet si një person, dhe jo për paaftësinë e saj.

Ajo shtoi: “Shoqëria ka filluar të shohë se njerëzit me sindromën Down kanë shumë për të kontribuar.”
Emërimi i saj është mirëpritur nga kolegë politikanë dhe aktivistë.

Carlos Mazón, Presidenti i Qeverisë Rajonale të Valencias shkroi në rrjetet sociale: “Lajm i madh për politikën, tejkalimi i barrierave”.

Dhe Agustín Matía Amor nga Down España, një organizatë e sindromës Down në Spanjë tha: “Ne nuk kemi dëgjuar për askënd tjetër. Është një hap i madh përpara dhe një shembull i përfshirjes reale”/21Media

Back to top button