Kurti dhe Kumbaro diskutojnë për krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm

​Krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm ishte temë e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve.
Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri” u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta.
U theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit./21Media

Back to top button