Kurti dhe Sveçla takojnë Ulutas, diskutojnë Misionin e NATO-s në Kosovë dhe sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit.

“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë. Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Back to top button