Kurti: Do të shqiptohen gjoba për këdo që shkel masat
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se variant Delta po del të jetë më i rrezikshme, dhe për të shmangur infektimin, do të shqiptohen gjoba për këdo që shkel masat antiCOVID.
Ai ka njoftuar se do të bëhet gjashtëfishimi i inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për të inspektuar nëse po respektohen masat.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri ka thënë se orari i punës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të bëhet me ndërrime 12 orëshe, vendim ky, sipas tij, që është marrë në pajtim me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Tutje, Kurti ka theksuar se në spitalet ku po trajtohen pacientët me COVID-19 është rritur me mbi 1 mijë e 600 shtretër kapaciteti, por nëse është e nevojshme do të shtohet edhe me 100 shtretër të FSK-së./21Media