Kurti e Çeku marrin pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku morën pjesë në rihapjen e Galerisë Qahili.
Galeria u rihap me ekspozitën personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë retrospektivë me po këtë emër.
Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të Eshref Qahilit të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.
“Muzeu i fëmijërisë” do të qëndrojë e hapur deri me 16 janar./21Media

Back to top button