Tensionet në veri, Maloku: BE-ja kaq e qetë, jashtëzakonisht jonormale

(Lajm i përditësuar)
Maloku ka thënë se “synimi i Beogradit është ta destabilizojë procesin e normalizimit me Kosovën, por Maloku shton se “është shqetësues fakti që BE qëndron e heshtur, karshi situatave në vend”.
“Synimi ka qenë gjithmonë i Beogradit që ta destabilizojë procesin e normalizimit me Kosovën, përveç faktit që t’i bëjë destabilitet vet shtetit të Kosovës duke krijuar këso situata. Në një moment ku nuk do të duhej të diskutohej për atë kërkesën që unë pres të refuzohet nga NATO dhe KFOR-i. BE me kaq qetësi, është jashtëzakonisht jonormale, në një situatë ku provohet të krijohet një normalitet mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova do të duhej të kishte hapa të analizuar”, tha Maloku.

Maloku: 10 ditë me barrikada, lë shijen se Qeveria s’ka strategji
Analisti politik, Albinot Maloku ka folur për tensionet në veri dhe ndikimin e këtyre tensioneve në dialogun për marrëveshjen finale.
Maloku në “21Drejtpërdrejt”, ka thënë se Qeveria “s’ka një plan konkret se si të dalim nga kjo situatë”.
“Vazhdimi për 10 ditë i kësaj situate me barrikada në veri, gjithsesi që lë shijen që Qeveria e Kosovës nuk ka një plan të vetin, një strategji, s’ka një vizion të mirëfillitë në raport me situatën. Këto barrikada po e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Kjo gjithsesi është për kritikë. Ne kemi pasur situata të tilla edhe më përpara, por s’kanë qenë të tejzgjatura me qëndrim të barrikadave”, tha Maloku./21Media

Back to top button