Beqë Cufaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin

Ish-mbasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në një intervistë në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se është i bindur që Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin.
Lidhur me këtë Cufaj ka shtuar se “çështja është vetëm se ai  dëshiron ta paketoj”.
“Çështja është më delikate sepse ajo që quhet dramë është që ky dëshiron ta shtyej procesin dhe e dinë fare mirë që jemi në një situatë teper të ndjeshme, ku ne nuk e kemi luksin të luajmë me të tashmen të ardhmen dhe të kaluarën e vendit tonë”, ka deklaruar Cufaj.

Sot gjatë ditës, Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë./21Media 

Back to top button