Porro te Tottenhami, çështje kohe

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Sporting Lisbonës, Pedro Porro është shumë afër kalimit në Premier Ligë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.
Porro pritet t’i bashkohet Antonio Contes te Tottenhami, ku transferimi te londinezët është vetëm çështje kohe.
Tottenhami dhe Sporting Lisbona janë në pritje që marrëveshja të kompletohet dhe më pastaj të mbyllet para fundit të këtij vikendi.
Të dy palët do të takohen përmes ndërmjetësuesve sot për të zgjedhur detajet finale të marrëveshjes.

Back to top button