​Mehaj: Përfaqësuesit e bizneseve të gatshëm për të kontribuar për ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se në kuadër të bashkëpunimit me bizneset dhe institucionet private, Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës dhe Oda Tregtare Kosovaro-Turke, janë partnerët e radhës të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e tyre për pjesëtarët ushtarak.
Mehaj ka shkruar në Facebook se ushtarakët përbëjnë një komunitet të rëndësisë së lartë, ndërsa ushtria është institucion i vlerave të mëdha. Andaj veprimet duhet të jenë të koordinuara, përballë qëllimeve që i kemi të përbashkëta.
“Kësisoj, në kuadër të bashkëpunimit me bizneset dhe institucionet private, Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës dhe Oda Tregtare Kosovaro-Turke, qenë partnerët e radhës të cilët shprehën gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e tyre për pjesëtarët ushtarak. Ditëve në vijim presim që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies se ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera. Kjo është vetëm njëra nga nismat që kemi ndërmarrë në kuadër të mbështetjes që do ofrojmë në raport me rëndësinë dhe detyrën fisnike që ushtria jonë ka”, ka shkruar ai.

Back to top button