Kurti: E kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë me 40 milionë euro obligime financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot përmes një konference për media kanë dhënë detaje për subvencionet për fermerëve.
Kurti ka thënë se sektori i bujqësisë dhe pylltarisë është i një rëndësie të veçantë për Kosovën.
Ai tutje tha se ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borxhe karshi fermerëve, duke premtuar se do ta nisin vitin 2022 me zero obligime financiare. Kurti u shpreh se vitin e ardhshëm do të rritet mbëshetja në 11 milionë euro për fermerët.
Ministri, Faton Peci ka thënë se ky vit kalendarik ka përkrahjen më të madhe për subvencione, në vlerë 50 milionë euro.
“Vetëm pas 8 muaj qeverisje duhej të adresonim rreth 40 milionë euro obligime për subvencione. Arritëm që të mundësonim shpalljen e re me mbështetje të Qeverisë programin për pagesa direkte për vitin 2021 në vlerë 21 milionë euro shtesë. Duke bërë këtë vit, vitin më të madh me përpkrahje financiare në vlerë 50 milionë euro për subvencione”, tha ai./21Media

Back to top button