Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te busti i Madeleine Albright

Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.
Kurti ka thënë se personaliteti i Albright-it do të kumbojë jo vetëm në SHBA e Kosovë, por në të gjithë vendet e botës për shkak të orientimit të saj për demokraci sociale.
Kurse Konjufca ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin e jashtëzakonshëm e Albright-it për lirinë e vendit.
Albright ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare. Albright ka qenë në Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës./21Media

Back to top button