Publikohen formacionet zyrtare të Liverpool e Newcastle

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 17 të Premier Ligës angleze, ku gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Newcastle.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Liverpool e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Aston Villas, kurse Newcastle pësoi humbje me rezultat 4:0 kundër Leicester.
Momentalisht, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara “Të Kuqtë” zënë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 37 pikë, në krahasim prej Newcastle që renditet në vendin e 19 me vetëm 10 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Adrian, Elliot, Fabinho, Phillips dhe Van Dijk kurse për Newcastle do të mungojnë Dummett dhe Fernandez.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Konate, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Thiago; Salah, Jota, Mane
Newcastle United (4-4-2): Dubravka; Lewis, Lascelles, Schar, Manquillo; Fraser, Hayden, Shelvey, Murphy; Saint-Maximin, Joelinton
21:00 Liverpool – Newcastle United (Stadiumi Anfield Road)./kp

Back to top button