Kurti e krahason “vrasjen” e Astrit Deharit me vrasjen e aktivistëve shqiptarë gjatë viteve 90-ta nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin.

Kurti “vrasjen” e Deharit e ka krahasuar me vrasjen e aktivisteve shqiptarë gjatë viteve të 1990 nga Serbia.

“Ka qenë një filozof i shquar danez, Soren Kierkegaard, i cili shkruante se “kur vritet një diktator, regjimi i tij përfundon, e kur vritet një idealist, rendi i tij fillon”. Vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës e jashtë saj, para luftës, apo në fushëbeteja gjatë luftës, solli rendin e tyre që e ka emrin liri. Ndërkaq vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit dhe e Astrit Deharit, pas luftës, i shtuan lirisë sonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë. Në dy dekadat e para të këtij shekulli, Kosova ndonëse vend i çliruar, nuk konsiderohej vend demokratik dhe as me sundim të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Kurti, ka thënë  se drejtësinë për Astritin “mund të vonojë e mund të pengohet, nga jashtë e nga brenda sistemit”

Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë  në homazhe për aktivistin, Astrit Deharin, i cili sipas Kurtit “është mbytur në burg, ku mbahej padrejtësisht e për arsye politike, shtatë vjet më parë”.

Back to top button