Juventusi fiton mes dominimit të kundërshtarit, “Zonja e Vjetër” i falet golit të Mirettit

Ka përfunduar mes vuajtjesh për “bardhezinjtë”, sfida në “Artemio Franchi”, të Firencez, me “Zonjën e Vjetër”, që arriti një fitore tejet të vyer në garën për titullit kampion, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë “zikaltërve” kryesues.

Djemtë e teknikut Massimiliano Allegri arritën të fitonin me rezultatin minimal, 0 me 1 ndaj “violëve” të Fiorentina, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 10’ të sfidës, ku pas një kundërsulmi “vrastar” të bardhezinjve”, mesfushori Fabio Miretti dërgon në rrjetë një pasim fantastik, të anësori serb, Filip Kostic, për të marrë fillimisht avantazhin e pas përfundimit të 90 minutave, 3 pikëshin.

Falë këtij rezultati, “bardhezinjtë” e Juventus ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke qëndruar tashmë vetëm 2 pikë larg “zikaltërve” të Inter, të cilët prej disa javësh kryesojnë renditjen e Serie A, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 8 të renditjes, me 17 pikë të grumbulluara pas 11 javëve të para.

Back to top button