Kurti e Minxhozi bashkë për të kapërcyer barrierat e burokracinë

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi  u zotuan se do të ndërtojnë marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti, dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, thuhet në një njoftim të VV-së pas takimit të Kurtit me Minxhozin./21Media

Back to top button