Shkuan për ta gjobitur për shkeljen e orës policore, policët ‘befasohen’ me kokainë në lokal

 

Policia ka arrestuar pesë shtetas në ambientet e një lokali në Tiranë, të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge.

Lokali qëndronte i hapur jashtë orës policore duke thyer masat anticovid.

Bazuar në informacionet e marra se një lokal qëndronte i hapur jashtë fashës orare në kundërshtim me masat anticovid dhe ishte përshtatur për shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike kokainë, polica ka ushtuar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Gjatë kontrolli në subjektin që administrohej nga shtetasi I.M u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve u arrestua administratori i lokalit I.M, 36 vjeç për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet e sekuestruara në cilësinë e provës i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button