Kosova para krijimit të institucioneve

PDK me kërkesa për të mbështetur qeverinë Kurti.-AAK nuk e bën kourumin për zgjedhjen e presidentit

Sot kanë filluar konsultat e para të LVV-së me subjektet tjera, për formimin e institucioneve të reja.
Gjatë ditës, kandidati për kryeministër Albin Kurtin së bashku me Vjosa Osmanin, janë takuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Hoxhaj ka parqitur disa kërkesa për Albin Kurtin në mënyrë që ta mbështes krijimin e qeverisë së tij, ndërsa Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk ka vota për presidentin.
Kurti e Osmani kishin ftuar për takim edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por ai ka kërkuar që takimi të mbahet të premtën.(Teksti- Donika Osmani, kamera: Gyner Muja)/21Media

Back to top button