Partitë Popullore Evropiane urojnë Abdixhikun

 

Partitë Popullore Evropiane (EPP) kanë uruar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, duke i dëshiruar gjithë të mirat dhe fillim të suksesshëm.

EPP ka falënderuar edhe ish-kryetarin Isa Mustafa për lidershipin e fortë dhe për anëtarësimin e LDK-së në familjen e partive popullore evropiane.

Ndryshe, Abdixhiku është zgjedhur dje në Kuvendin e LDK-së për kryetar të ri të partisë, duke pasuar Isa Mustafën i cili dha dorëheqje nga ky post pas 11 vjet udhëheqjeje.

Back to top button