Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

 

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e takimeve në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar për 22 mars seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00./21Media

Back to top button