Kurti emëron Nenad Rashiqin ministër për kthim dhe komunitete

Nenad Rashiq është emëruar ministër në qeverinë e Kosovës. Ai do të udhëheqë me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zyra e kryeministrit të Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në pëgjigje.
Rashiq ka qenë Këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit në qeverinë Kurti I./21Media

Back to top button