Kurti: Është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimeve që ka nisur në Bruksel.
Ai ka treguar se në takimet që ka pasur ka kërkuar bashkëpunim për sigurimin e vaksinave antiCovid.
“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si ti marrim më shpejtë vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta. Pra edhe për shëndetin edhe për ekonominë na nevojiten sa më parë sa më shumë vaksina dhe këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarët tjerë”, ka thënë Kurti.
Kurti gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit, që është caktuar si datë nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell për rifillimin e dialogut me Serbinë./21Media

Back to top button