Kurti falënderon kancelaren Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar kancelaren Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit në postin e kancelares.
Në një postim në Twitter Kurti i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz me të cilin pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe Botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres ta promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime Kancelar Olas Scholz”, ka shkruar Kurti.


Anëtarët e Bundestagut gjerman kanë zgjedhur Olaf Scholz si kancelar të ri federal. Ai mori 395 nga 707 vota në një votim të fshehtë në Bundestag të mërkurën. Për zgjedhjet kërkoheshin 369 vota nga gjithsej 736 deputetë.
Scholz u bë kancelari i nëntë federal i Republikës Federale./21Media

Back to top button