Kurti flet për ardhje, bizneset flasin për ikje të punëtorëve

Kreu i qeverisë Albin Kurti s’ ka të ndalur së lavdëruari kabinetin e tij, duke sjellë në vëmendjen e opininoit të gjërë edhe ndjesinë e qytetarëve për qeverisjen.

“Qytetarët po e përjetojnë progresin, tash e tre vite qytetarët e ndjejnë që Qeveria nuk e vjedh atë. Liria e lëvizjes vetëm sa shtoi dashurinë për vendlindjen, ashtu siç e kemi parashikuar ne. Tani kemi më shumë qytetarë që kthehen, sesa që shkojnë. Në fund të vizitave qytetarët po kthehen me familjarët e tyre në mërgatë dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj për të shijuar bukuritë natyrore të Kosovës”, tha Kurti

Në anën tjetër, bizneset në Kosovë flasin për porbleme të theksuara sidomos pas trendit të ikjes së qytetarëve jashtë vendit. Në këtë kontekst, afaristi kosovar Nexhat Hasani thotë se vazhdimisht po ballafaqohet me mungesë të punëtorëve, duke shprehur shqetësim sidomos për punëtorët e kualifikuar.

“ Statistika të sakta nuk kemi por në Kosovë dihet që nuk ka punëtor po ikin jashtë, për punëtor të krahut nuk është problem sepse po vijnë nga vende më të varfra se Kosova po vijnë këtu por shqetësim është ata që janë shkollu kanë kushtu qindramijra euro ata po shkojnë, mu sot 2 punëtor më kanë ikë…”, tha Hasani për rtv21.tv

Deklaratat e kryeministrit Kurti i konteston edhe një afarist në Gjermani, Bujar Neziri, i cili vë në dukje fluksin e kosovarëve, të cilët e kanë destinacion Gjermaninë.

“Mund të konfirmoj se në zonën ku jam në Duseldorf ka shumë qytetar nga Kosova po i shof vet që po vijnë është mirë që po vijnë ta shohin se si është por është dhimbje që ta lëshojnë Kosovën, sepse ata që vijnë aty është e vështirë të kthehen sepse atje nisë një jetë e re …”

Sipas raportit të fundi të Bankës Botërore në vendin tonë vetëm 38 për qind e popullsisë ishte aktive në tregun e punës gjatë vitit 2022. Sipas këtij raporti popullsia në moshë pune u tkurr në vitin 2022, për shkak të migrimit të qytetarëve./RTV21/21Media

Back to top button