Kurti: Forcat serbe zhdukën kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës

Në 24 vjetorin e masakrës ndaj 50 anëtarëve të familjes Berisha, në Suharekë, e ku në mesin e tyre ishin edhe 11 fëmijë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka shkruar se forcat serbe pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës.

“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon. U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button