Formacionet zyrtare të Anglisë dhe Danimarkës

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Anglisë dhe Ukrainës.

Ukraina e nis sot ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, kurse Anglia e nisi para tre ditësh, kur e mposhti Italinë me rezultat të ngushtë 3:2.

Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin C të këtyre kualifikimeve, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Maltën.

Takimi i fundit mes Ukrainës dhe Anglisë daton në muajin korrik të vitit 2021, ku asokohe anglezët regjistruan fitore të thellë 4:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Anglia (4-3-3): Pickford; Chilwell, Maguire, Stones, Walker; Rice, Henderson, Bellingham; Maddison, Kane, Saka

Ukraina (4-3-3): Trubin; Karavaev, Svatok, Matvilenko, Mykolenko; Sudakov, Stepanenko, Zinchenko; Malinovsky, Yaremchuk, Mudryk

Back to top button