Kurti fton profesionistët e rinj nga mërgata që të kontribuojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të rinjve nga mërgata që të bëhen pjesë e gjeneratës së dytë të Programit për Diplomaci Qytetare.
Kryeministri Kurti përmes një video mesazhi tha se thirrja për aplikim është e hapur deri më 11 shtator.
“Thirrja për gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare është ende e hapur, por jo edhe për shumë gjatë. Këtë vit e kemi rritur numrin e vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora, nga 10 në 25, por edhe i kemi shtuar fushat ku do të mund të kontribuoni për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendin tone”, ka thënë Kurti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?