Kurti fton Veselin e Haradinajn në takim

Kurti ia ka caktuar edhe orarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim për të biseduar mbi programin qeverisës dhe tema tjera për vendin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letrën të cilën e ka siguruar kallxo.com, e të cilën Kurti ia ka dërguar Veselit të premten, thuhet se takimi ka për qëllim bashkëbisedimin për disa tema për vendin.

“Më lejoni që t’ju ftoj në takim për të bashkëbiseduar mbi programin tonë qeverisës dhe sfidat që i kemi në shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe politikën e jashtme në Republikën e Kosovës”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Kadri Veselit.

Për takimin e mundshëm, Kurti ia ka caktuar edhe orarin për katër ditë./kallxo.com

Back to top button