AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti

AGK kërkon nga organet e rendit e të drejtesisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti

Asociacion i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

“AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtesisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, gazetari ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona tē cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje.

Rasti është konfirmuar nga policia dhe ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet./21Media

Back to top button