Kurti i dorëzoi Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti dorëzoi sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.
Atje u prit ministri i Çekisë për çështje evropiane, Mikuláš Bek.
Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti dje në një ceremoni nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit. Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.
10:00- Kurti udhëtoi në Pragë, do të dorëzojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin pë r media nga Zyra e Kyreministrit, gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský .
Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.
“Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.”, thuhet në njoftim.
08: 21- Kurti në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të dorëzojë sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.
Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë e përbashkët për media.
Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button