Kurti i fton në takim krerët e partive opozitare

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ftoi liderët opozitarë, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun e Ramush Haradinajn në një takim.
Kurti ka thënë se dallimet mes vete që i kanë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.
“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara. Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme edhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, pos asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetarë”, tha ai./21Media

Back to top button