Vuçiq: Marrëveshja për dokumente është verbale, e shkruara u nënshkrua më 2011

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën e mundshme” dhe ka shtuar se kjo marrëveshje është gojore.
Vuçiq tha se marrëveshja, sipas së cilës Serbia heq regjimin e lëshimit të dokumenteve të hyrje/daljeve për të gjithë ata që kanë letërnjoftime të Kosovës, kurse Kosova nuk e bën këtë për shtetasit që kanë letërnjoftime të Serbisë, është verbal sepse marrëveshja e shkruar është nënshkruar në vitin 2011.
Sipas tij, që nga viti 2011, qytetarët e kalojnë, siç e quajti, “vijën administrative” me dokumentet e Kosovës, por krahas tyre është lëshuar edhe një letër përcjellëse, që tani është hequr.
Vuçiq tha se “për këtë vendim askush nuk e ka më vështirë, për të gjithë është më lehtë”.
Vuçiq theksoi se është ‘gjithmonë i gatshëm për një mbledhje të Kuvendit të Serbisë rreth Kosovës, por se i duhet ta përputhë me obligimet’./21Media

Back to top button