Kurti: Nafta jonë është diaspora

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dhënë një intervistë për gazetaën zvicrane në gjuhën fringe “Le Temps”.

Ai ka përmendur prioritetet e tij të luftojë korrupsionin dhe të dialogojë me pakicën serbe në Kosovë.

Sa i përket diasporës ai ka thënë se është nafta e Kosovës, përcjell portali rtv21.tv

“Një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë, veçanërisht në Gjermani ose Zvicër. Vendi merr më shumë se 850 milion euro në vit nga diaspora përmes transferimeve bankare dhe kjo shumë po rritet çdo vit. Ne gjithashtu duhet të shtojmë paratë që arrijnë në vend me para dhe të cilat nuk llogariten, si dhe shumat e shpenzuara nga ata që kthehen në Kosovë për të bërë pushime ose për t’u martuar. Të gjitha të shtuara, paratë e diasporës përfaqësojnë 1.5 miliardë euro në vit, ose 60% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Kosova operon si një shtet i Gjirit Persik, përveç që ne nuk kemi naftë. Nafta jonë është diaspora.”, është shprehur Kurti,

Kurse ka treguar edhe planin e tij që diasporës të ia mundësojë të investojë në Kosovë, si dhe t’i bind studentët që studiojnë jashtë vendit për t’u kthyer në Kosovë.

“Sipërmarrësit e diasporës nuk duan domosdoshmërisht të bëjnë fitime të shpejta, por duan të investojnë në mënyrë të sigurt në vendlindjen e tyre. Ata janë patriotë, ata duan të kthehen, prandaj ne duhet të rivendosim sundimin e ligjit dhe të rrisim atraktivitetin e Kosovës. Ne gjithashtu duam të bindim studentët tanë, shkencëtarët tanë të kthehen në vend. Shumë kosovarë me arsim të lartë, shumë të talentuar punojnë jashtë vendit. Ne mund të krijonim një shërbim civil gjashtë-mujor për diasporën”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button