Kurti i përgjigjet Serbisë për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti iu ka përgjigjur negativisht ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike.
“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës tash po kërkon qymyr nga Kosova. Por ai duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës duhet t`i pranojë krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë dhe duhet të distancohet edhe nga presidenti despotik Putin përveçse nga Milloveshiqi ministër i së cilit pati qenë atëherë”, tha Kurti.
I pyetur nga TV21 nëse Serbia është e gatshme të blejë qymyr nga Kosova, Presidenti serb Alekandër Vuqiq  tha dje se janë të gatshëm që ta kompensojnë qymyrin me energji elektrike të gatshme, por nëse është nevoja edhe ta paguajnë me para./21Media

Back to top button