Vu֛çiq: Jemi gati të japim rrymë ose ta paguajmë qymyrin e Kosovës

I pyetur nga TV21 nëse Serbia është e gatshme të blejë qymyr nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se janë të gatshëm që ta kompensojnë qymyrin me energji elektrike të gatshme, por nëse është nevoja edhe ta paguajnë me para.
“Kjo është një temë që e kam diskutuar. Ne kemi qenë të gatshëm të ofrojmë partneritet me Prishtinën, ne do të marrim një sasi të konsiderueshme të qymyrit cilësor, ndërsa ne do të japim rrymë. Nëse nuk mundet kështu mundet edhe me para, nuk ka asnjë problem, gjithçka është e mundur dhe jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë gjë”, tha Aleksandar Vuçiq ./21Media

Back to top button