Kurti: I pikëlluar thellësisht nga lajmi për vdekjen e Bob Dole

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole.
Përmes një postimi në Twitter Kurti i dërgon ngushëllime të përzemërta familjes së tij, teksa thotë se vajtojnë dhe nderojnë një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës.
”I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë të dielën./21Media

Back to top button