Kurti i premton mbështetje të palëkundur Ukrainës deri në fitore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e dy vjetorit të invazionit rus në Ukrainë ka thënë se ka se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetërveve mjeteve të jetesës
Sipas Kurtit kërcënimi për sigurinë e Evropës s’ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.,
“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti në platformën X/21Media
It has been 2 years since Russia’s invasion of Ukraine, which has resulted in over 6 million Ukrainian refugees abroad, thousands of civilian deaths, & devastating destruction of homes, lives, and livelihoods. The authoritarian threat to European security could not be more acute.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2024