Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij

Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, tha zëdhënësi i tij, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Kjo vjen pasi asaj i ishte thënë të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Në një postim në X, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.

“Funerali nuk është bërë ende”, ka shkruar ajo.

“Ne nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë që të kryhet ashtu siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexei.”

Më herët të shtunën, e veja e Navalny, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante “peng” trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte.

Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes “histerike”.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik./21Media

Back to top button