​Kampioni nuk po mund të këndellet, Malisheva mposht Feronikelin ‘74

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka barazuar 1:1 me Gjilanin.

Edvin Kuc shënoi për kampionin në minutën e 18’, kurse te Gjilani golashënues ishte Elvedin Heric në minutën e 45’.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.

Malisheva e mposhti Feronikelin ’74 me shifrat 2:1. Që të dy golat për Malishevën i shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 78’ dhe 89’, kurse golin e nderit te Feronikeli ’74 e shënoi Robert Rrahmani në minutën e 60’.

Back to top button