Kurti i shkon në zyre Tërnavës

Projektligji për Liritë Fetare ishte temë diskutimi në takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Takimi u zhvillua sot ndërtesën e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga zyra e Kryeministrit, Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj, si dhe për kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
“U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim./21Media

Back to top button