Qytetari e gjen dhe e dorëzon në polici kuletën me mbi 1000 euro

Një qytetar dje 22 janar ka gjetur dhe ka dorëzuar në polici një kuletë me mbi 100 euro para.
Një gjest i tillë është vlerësuar nga policia të cilët e kanë falënderuar qytetarin në fjalë.
“Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës..”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button