Lajçak bisedon me Pendarovskin para takimit të së shtunës

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para takimit të nesërm është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lajçak ka falënderuar Pendarovskin për mikpritjen dhe e ka informuar atë për gjendjen e zhvillimeve në Dialog dhe pritshmëritë.

“Mbërrita në Maqedoninë e Veriut, përpara takimit të nesërm të nivelit të lartë të Dialogut. U takova me presidentin Stevo Pendarovski. E informova atë për gjendjen e zhvillimeve në Dialog dhe pritshmëritë. Faleminderit për mikpritjen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër i cili më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Së bashku dhe me ndërmjetësimin e të dërguarve special do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Back to top button